SHKUP- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet censusi i nevojshëm në referendum, Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve.

“Në situatën që të mos ketë census, nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të marrë përgjegjësi vendimmarrëse, dhe le hapësirë që institucionet që i ka zgjedhur të vazhdojnë me bartjen e përgjegjësisë në proceset e radhës, vijuese për këtë çështje, për të cilën ato në vazhdimësi japin përkrahje, për proceset integruese. Këto janë udhë-rrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. Aspektet e interpretimeve akademike, profesionale nuk i përjashtoj, por ato janë interpretime analitike të cilat nuk bartin përgjegjësi për asgjë”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb