Braga po mendon për trajnerin e ri. Klubi portugez ka kontratë me Carlos Carvalhal deri në fund të sezonit dhe tashmë drejtuesit kanë nisur nga puna për  gjetjen e pasuesit.

Një nga emrat që përflitet nëpër korridoret e zyrave të Bragës është Andrea Pirlo. Siç raportohet, ka patur kontakte mes palëve dhe pritshmëritë janë pozitive për një fund të lumtur.

Luzitanët do donin shumë që të kishin në pankinën Pirlon. Tekniku italian nuk drejton një skuadër prej 28 majit të vitit 2021, periudhë në të cilën vinte nga Juventusi. Për të do ishte eksperienca e tij e parë si trajner në një klub portugez, e kjo e shtyn akoma më shumë atë që të  firmosë.

Oiii
Oiii

Braga është e katërta në kampionat. Një kualifikim i mundshëm në Europë do bënte që Pirlo të mos mendohej dy herë për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb