KORÇA

Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë të Korçës. Policia bën me dije se personi në fjalë, Petrika Kovaçi nuk ka pasur shenja dhune në trup.

Paraprakisht dyshohet se Kovaçi mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Petrika Kovaçi ishte i pastrehë, teksa Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb