Pas publikimit sot të emrave të kandidatëve në zgjedhjet e 2021 nga dega e PD në Vlorë, u vu re mungesa e emrit të deputetit Dashamir Tahiri që vjen nga radhët e komunitetit çam.

Përmes një statusi në Facebook, Tahiri shprehet se do ta vazhdojë kandidimin, duke i lënë të hapura opsionet: Ose pjesë e ndonjë partie tjetër, ose si deputet i pavarur. Të presim!

STATUSI I TIJ
Miq dhe dashamir, ju njoftoj se do të vazhdoj rrugën time politike,drejt kandidimit .Në dy herët e kaluara që kam qënë deputet, kam përfaqësuar denjësisht komunitetin Çam dhe Vlonjatët. Un nuk kam qënë kurrë pjesë e asnjë pazari apo sahanlëpirje dhe nuk do të jem kurrë.Kushdo do ta marri përgjigjen nga sovrani në 26 prill pas numërimit të votave.

Dash Tahiri
Dash Tahiri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb