Ditëve të fundit është përfolur për shumë emra të ndryshëm që mund të marrin drejtimin e Brazilit pas largimit të trajnerit Tite. Presidenti i Federatës së Futbollit(CBF), Ednaldo Rodrigues ka folur pikërisht për këtë temë, duke bërë me dije se në fund do jetë pikërisht ai që do vendosë.

“Unë as që flas për këtë temë me familjen time. Unë do të vendos emrin dhe për këtë arsye asnjë ekzekutiv federal nuk është i autorizuar të flasë për të ardhmen e Seleçaos. Kushdo që e bën këtë gënjen” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: