Një 20-vjeçar i identifikuar si Serxhio Cërriku është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi vodhi me dhunë çantën e një shtetaseje.
Blutë kanë bërë të ditur se autori është përgjegjës edhe për një vjedhje tjetër disa ditë më parë, ku ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të një 43-vjecareje.
Njoftim:
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Syrja Dylgjeri”, një shtetas i kishte vjedhur çantën një 39-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “End”.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari është autor i 2 rasteve të vjedhjes, konkretisht:
-në lagjen “Syrja Dylgjeri”, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës me një shumë parash në të, shtetases S. K.;
-më datë 05.02.2025, në lagjen “Kala”, i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
(BalkanWeb)