Një 33-vjeçar nga lagjia “Uznovë” në Berat rezulton i zhdukur prej 9-ditësh nga banesa e tij, pa njoftuar askënd. Sokol Ago mësohet se ka dalë nga shtëpia mesditën e 15 shkurtit dhe që prej asaj dite familjarët nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Mësohet se mesditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit ka ardhur nëna e tij, 63-vjeçarja Hajrie Ago, e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Gjatë kryerjes së denoncimit ajo ka dhënë edhe të dhënat fizike të djalit dhe mënyrën e veshjes së tij ditën e largimit nga banesa. 33-vjeçari është 1.70 i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 15 shkurtit sipas nënës kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi meshinë dhe këpucë të zeza, ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi.

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e vendndodhjes së Agos, që njihet në qytet si një përdorues i rregullt i drogave të forta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb