Është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e plagosjes së trefishtë në Ksamil këtë të martë.

BalkanWeb mëson se është shpallur në kërkim Gjergj Arapi 21-vjeç banues në fshatin Shendelli.

Po ashtu bëhet me dije se 21-vjeçari është me precedentë penale i arrestuar në vitin 2016, pasi në banesë në atë kohë iu gjet një kallashnikov me 56 fishekë.

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë me disa persona të tjerë . Sakaq policia vijon hetimet për identifikim e autorëve të tjerë.

Kujtojmë se të plagosur mbetën biznesmeni 49-vjeçar Adriatik Ahmeti, Flamur dhe Luli Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: