ELBASAN

Zbulohet identiteti i viktimës së vrasje së organizuar në Elbasan. Ai është Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan që është prej kohësh në kërkim.

Talo Çela është një nga autorët e grabitjes së famshme të Rinasit në prillin e vitit të kaluar. Por ndërkohë dyshohet se është dhe i implikuar edhe në një ngjarje seri të saj, atë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

Për këto dy ngjarje ai është në kërkim, teksa mësohet gjithashtu se i vëllai Bujar Çela është vrarë afër shtëpisë së tij në Bradashesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb