Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Klajdi Lamaj 28 vjec, pasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim policor.

Lamaj ishte në kërkim, pasi kishte bashkëpunuar me dy persona të tjerë në veprimtarinë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, pasi më herët ishin arrestuar dy persona të tjerë per trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Agimi”.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  1. L., 28 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si bashkëpuntor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik 2020).

Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb