Një 23-vjeçar i identifikuar si Arimers Hyziu është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e  shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Njoftim i Policisë:

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Blloku 33”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin, A. H., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e
shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb