Djali 14-vjecar që ishte zhdukur pa gjurmë në Shkodër prej 4 ditësh u gjet sot i pajetë në fshatin Hot, pasi ishte mbytur në lumin Kir.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se Valentin Çarkaj kishte humbur prej 4 ditësh dhe familja e tij nuk kishte asnjë informacion përveçse e dinin që ishte nisur për t’u larë me një shok të tij.

Pas 4 ditësh kërkimesh 14-vjeçari është gjetur i pajete. Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur duke u larë në lumin Kir. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb