Një 34 vjeçar ka rënë në pranga e policisë pasditen e sotme në kuadër të operacionit “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton për BalkanWeb, se person i arrestuar është shtetasi Led Biba.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” 34-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Camel 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” me drejtues shtetasin L. B., te Ish-Fusha e Aviacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb