Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11 vjeçe, të cilën e kishte parë në një park.

Sipas mediave britanike, Erson Sinaj, për katër ditë përndiqte minorenen, duke thënë se ishte dashuruar me të.

Pavarësisht se policia dhe fqinjët i thanë të largohej, ai trokiti vazhdimisht në derën e banesës dhe qëndroi duke pritur jashtë dritares së dhomës së saj të gjumit, përgjatë gjithë natës.

Nëna e vajzës fillimisht kishte menduar se ai po përpiqej të vidhte shtëpinë, por më pas kuptoi se kishte obsesion shqetësues me vajzën e saj.

Pasi u arrestua, ai i tha policisë se kishte parë një vajzë në park që i pëlqente, se e donte dhe se nëse donte ta ndiqte, askush nuk mund ta pengonte ta bënte këtë. Ai më vonë pranoi se kishte shkaktuar alarm apo shqetësim serioz.

Gjatë seancave të mëparshme në gjykatë në Croydon, trupa gjykuese u njoh me historinë e Sinajt, i cili kishte mbërritur së fundmi në Britaninë e Madhe, dhe nuk kishte ende një strehë, por flinte në një park.

Pas disa seancave që dështuan për shkak se ai nuk kuptonte aspak anglisht, sot gjykata e ka dënuar të riun shqiptar me 8 muaj burg për përndjekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: