Presidenti i  Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) dhe Administratori i Trajtim Studenti nr.2, Viron Bezhani do te largohet nga detyra si administrator qe mbante prej 4 vitesh.

Lajmin e bëri vetë të ditur vetë zyrtari i LSI përmes një postimi në Facebook-un e tij. Edhe pse nuk bën të ditura arsyet e këtij largimi, Bezhani ka thënë se ndjen keqardhje për këtë largim.

“Jam munduar qe vemendja ime dhe ketij institucioni gjate ketyre 4 viteve te ishte fokusuar vetem tek ju, ne menyre qe qendrimi juaj ne konvikt te ishte sa me i kendshem e komod, qe krahas studimit edhe te argetoheshit. Ndaj ju falenderoj qe u afruat ne aktivitete dhe kontribuat qe se bashku te kalonim nje 4-vjeçar duke bashkepunuar me njeri-tjetrin. Ju falenderoj edhe sepse me keni dhene shume kenaqesi gjate ketyre viteve, ndaj tani qe po largohem e pranoj se do te me mungoni,” shkruan ai.

Postimi i plotë

Te nderuar studente
Nga dita e neserme, nuk do te jem me Administratori i Trajtim Studenti nr.2, detyre qe pata nderin e kenaqesine ta kryeja gjate 4 viteve te fundit. Me vjen keq qe po largohem, por besoj se gjate kesaj periudhe kam dhene me te miren ne kete detyre, duke ju sherbyer me perkushtimin tim maksimal. Gjithnje kam punuar me synimin qe se bashku te ishim si nje familje, duke qene se ju te nderuar studente do te akomodoheshit ne godinat tona dhe ne do te ishim njerezit me prane jush gjate ketyre muajve. Besoj se ia kam arritur qellimit, ndaj ju falenderoj qe me keni mbeshtetur, por dhe per respektin qe keni treguar karshi meje.

Jam munduar qe vemendja ime dhe ketij institucioni gjate ketyre 4 viteve te ishte fokusuar vetem tek ju, ne menyre qe qendrimi juaj ne konvikt te ishte sa me i kendshem e komod, qe krahas studimit edhe te argetoheshit. Ndaj ju falenderoj qe u afruat ne aktivitete dhe kontribuat qe se bashku te kalonim nje 4-vjeçar duke bashkepunuar me njeri-tjetrin. Ju falenderoj edhe sepse me keni dhene shume kenaqesi gjate ketyre viteve, ndaj tani qe po largohem e pranoj se do te me mungoni.
Te nderuar studente

Ju uroj suksese ne shkolle, qe mbetet synimi juaj kryesor ne keto momente te jetes, suksese ne kete sezon provimesh qe po nis dhe ju premtoj se do te mbetem gjithnje miku juaj dhe i gatshem t’ju ndihmoj gjithnje.
Me respekt, Viron Bezhani

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb