Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Skënderbeg’.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima është identifikuar 55-vjeçari Kujtim Trushi. Mësohet se Trushi jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët.

Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Trushit. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i vdekjes, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb