Një i ri shqiptar është arrestuar në Britani, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Artenis Shiehu, i cili tentoi të arratisej nga banesa në momentin që mbërrijnë efektivët e policisë.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 50 bime kanabisi me vlerë 250 mijë euro.

Gjatë seancës gjyqësore, Shiehu ka mohuar akuzat. Më datë 5 korrik do të mbahet një tjetër seancë gjyqësorë për të riun shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb