Policia ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Itali.

Burri i prangosur Adnand Doda kërkohet nga shteti fqinj, për veprat penale “grup i strukturuar kriminal” dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Adnand Doda, 47 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb