Në aeroportin e Stambollit është kapur një sasi prej 3 kg ar dhe shumë bizhuteri floriri e ora luksoze.

Mediat e huaja shkruajnë se në pranga ka rënë gruaja shqiptaren Fatime Reçi, pasi iu zbuluan ari dhe bizhuteritë, të cilat i kishte me vete të fshehura poshtë rrobave.

E arrestuara është Fatime Reçi, u kap më 14 janar të 2022.

Fatim Reçi është kthyer në qendër të mediave turke, ditët e fundit pas publikimit të videove nga ndalimi i saj në aeroportin e Stambollit.

Sipas disa mediave në vendin tonë Fatime Reçi është nga Laçi dhe mendohet se është ‘korrierja’ e një grup i kriminal shqiptar që operon në këtë zonë.

Gruaja ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit, ku vrasja e fundit rezulton se ka qenë ai i Xhelal Reçit.

Veprimet e dyshimta të gruas bën që policia ta kontrollonte, por në valixhen e saj nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Pas kontrollit të imtësishëm gruas iu gjet një çantë e ngjitur në zonën e barkut, ne të cilën kishte futur bizhuteri, shufra ari dhe ora luksoze në sasi të konsiderueshme. Kjo ka bërë që ajo të arrestohet në aeroport, por është lënë më pas e lirë me kush.

Në valixhen e fshehur në zonën e barkut poshtë rrobave, u gjet jo pak por 3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore të markave të ndryshme me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira, 73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, të cilat u sekuestruan nga policia turke.

1644659822 Fatimereci1

1644659822 Fatimereci2

1644659822 Fatimereci4

1644659822 Fatimereci5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: