Pas hetimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin si dhe në mbështetje nga FNSH Shkodër, është arrestuar në flagrancë 31-vjeçari Besmir Mena nga Kurbini.

Mena kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, ndërsa pas kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 tavolinë pokeri, fisha, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: