Një i ri shqiptar, është dënuar nga Gjykata ritanike e Plymouth me 5 vite burg pasi është kapur me rreth 2.5 kg kokainë.

33-vjeçari Gëzim Prenga, i cili kishte rolin e korrierit, e transportoi kokainën nga Londra në Plymouth.

Prenga bëri 5-6 udhëtime duke transportuar kokainën dhe mori shuma të mëdha parash për t’i dërguar në Londër.

Para se të jepte vendimin me 5 vite e 4 muaj burg, gjykatësi Ian Lawrie iu drejtua shqiptarit: “Unë pranoj që ke luajtur rolin e korrierit. Ti ke furnizuar me këto drogëra të njëjtin person në të njëjtën adresë”.

“Ti mund të kesh qenë nën presion financiar, por nuk ka justifikime. Ti nuk mund të deklarosh se nuk e dije se ku ishte përfshirë. Ti ke luajtur pjesën tënde në një mjerim njerëzor”.

Shqiptari do të dëbohet nga Anglia pas përfundimit të dënimit.
Gjykatësi Lawrie e ka përgëzuar për karakterin e mirë dhe rrëfimin e menjëhershëm gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Prenga, nga Wood Green, Londër, pranoi se kishte bërë ujdi për të transportuar kokainën
Prenga kishte qenë në Greqi më parë për punë, por kishte vendosur të kthehej në Britani pas krizës ekonomike.

Avokati i tij tha se 33-vjeçari nuk ishte përdorues droge dhe se nuk kërkoi të përfshihej në krim, por kërkoi vetëm të përmirësonte jetesën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb