TIRANË

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçanin.

 Pas shqyrtimit të tri kritereve vlerësuese  për kryetaren e Gjykatës Administrative në Durrës, KLP-ja arriti në përfundimin se Marjana Velçani nuk rezulton e ‘kulluar’ dhe si rrjedhojë nuk mund të konfirmohet në detyrë.  Lajmi  për shkarimin e saj konfirmohet nga gazetarja e “News24”, Klodiana Lala.

Procesi i “vettingut” ka larguar deri tani shumë emra të përfolur gjyqtarësh dhe prokurorësh nga institucionet përkatëse, ndërsa ky hap spastrimi, është përshëndetur nga  vendet e tjera teksa e kanë cilësuar si një kthesë pozitive për drejtësinë e re në Shqipëri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: