Një tregtari shqiptar droge në Britaninë e Madhe i është kërkuar që të dorëzojë më shumë se gjysmë milionë paund nga pasuria e tij kriminale. Agim Toska po shiste drogë të llojit kokainë në Eastbourne.

Policia bastisi një shtëpi në Ashford Road ku gjeti kokainë me vlerë 75,000 £ nën dysheme dhe pesë kilogramë kanabis me vlerë rreth 50,000 paund. Po ashtu, policia i gjeti Toskës edhe kontakte në celular, që e lidhin atë me trafikun e lëndëve narkotike, shkruajnë mediat në britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Djaloshi 26-vjeçar ishte burgosur më parë për nëntë vjet dhe shtatë muaj për tregtinë e drogës. Këtë javë, ai u paraqit përsëri në gjykatë ku u zbulua se kishte krijuar 656 000 £ nga aktiviteti i tij. Gjykatësi Janet Ëaddicor e urdhëroi atë të paguante 511,668 paund, përndryshe mund të përballej me shtatë vjet shtesë pas hekurave.

Më parë, mediat lokale britanike zbuluan se si Toska nga Shqipëria, ishte pjesë e një treshe që shiste drogë në Sussex. ADN-ja e tij përputhej me testet mjeko-ligjore në pronën në Ashford Road në 2019. Policia ndaloi gjithashtu një Toyota Yaris në Sheshin Hovard në korrik të atij viti dhe gjeti Artur Shulin, një shitës automjetesh, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga Italia, gjithashtu për shitje të drogave të forta.

Njeriu i tretë i zbuluar ishte Marsel Toska, kushëriri i Toskës, i cili u ndalua dhe u kontrollua ndërsa iu afrua një makine në Devonshire Place. Ai kishte një çantë që përmbante 16,000 £. Një kontroll i banesës së tij zbuloi drogë, qese plastike, 2,000 £ para dhe një pasaportë false. Në gusht 2019, Agim Toska, u burgos për nëntë vjet e shtatë muaj për trafik kokaine dhe kanabis e posedimin të pasurisë kriminale. Marsel Toska u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj për kokainë dhe posedim të identifikimit të rremë. Ndërsa Artur Shuli u shfaq në të njëjtën ditë dhe u dënua me gjashtë vjet për furnizim kokaine. të tre burrat pranuan veprat e paligjshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb