Fatal ka rezultuar fati i një 43-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Dritan Mera. Mësohet se makina me të cilën udhëtonte u përplas me një pemë, ndërkohë ngjarja është regjistruar më 19 maj, por është bërë i ditur sot për mediat.

43-vjeçari shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë, por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës, një Peugeot 308 dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen shqiptarit. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty. Ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb