Zbardhen detaje të reja nga sasia e kokainës që u sekuestrua këtë mesditë në Portin e Durrësit.

“BalkanWeb” mëson se në pranga ka rënë shtetasi Denis Doda, administrator i firmës Fish Co Tirana, për llogari të së cilës ishte futur lënda narkotike në Shqipëri.

Forcat policore sekuestruan sasinë prej 7 kg kokainë, pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenierin e ngarkuar me prodhime deti, në pjesën e kapakëve të ventilimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb