POLIÇAN

Hamza Çela është autori i vrasjes së Ramadan Çelës në Jaupas të Poliçanit. Vrasja ndodhi pas një sherri dhe autori tentoi të largohet por u arrestua në flagrancë.

Nuk dihet ende pse ka ndodhur sherri mes 37- vjeçarit dhe të moshuarit por dihet që vrasja ndodhi në banesën e të moshuarit që ndodhej vetëm. Për më tepër autori dhe viktima ishin komshinj dhe me të njëjtin mbiemër.

Hamza Çela u largua nga fshati pas ngjarjes por në dalje të tij Policia e arrestoi.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Skrapar

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb