Është identifikuar viktima në Sarandë, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se është vetëvarur 47-vjeçari Lavdosh Beshiku, baba i katër fëmijëve. Ndërkohë që policia bën me dije se 47-vjeçari vuante prej kohësh nga depresioni.

50-vjeçari nga Tepelena e ka kryer aktin e rëndë të vetësakrifikimit në ballkonin e shtëpisë. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 Sarandë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi L. B., 47 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb