Detaje të reja nga kapja e më shumë se gjysmë kilogram heroinë në Kakavijë mëngjesin e sotëm. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se nga hetimet ka rezultuar se heroina ishte marrë në Berat dhe kishte si destinacion Greqinë.

59-vjeçari që u kap është identifikuar si Bledar Rustaj dhe punonte si shofer me një furgon pasagjerësh. 555 gram heroinë u gjet në çantën e tij të supit, e ndarë në dy pako të mbështjella me natriban.

Shoferi duke përfituar nga fluksi i këtyre ditëve në pikën Kufitare të Kakavijës ka tentuar ta trafikojë drogën drejt Greqisë por është pikasur nga shërbimet kufitare. Më pas ai është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb