Alban Bengasi është avokati i arrestuar gjatë mega-operacionit të SPAK, të shtirë në disa qytete.

Ai njihet si avokati i Florenc Çapjes, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti. Është e paqartë se për çfarë akuzohet avokati.

Sa i takon Çapjes, ai ndodhet në arrati dhe akuzohet për vrasjen e babë e birë me mbiemër Naziri. Për ngjarjen është arrestuar edhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.

Sakaq, aksioni i SPAK është duke u zhvilluar paralel në disa qytete. Deri më tani raportohet për 10 persona të arrestuar, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes tyre, është edhe Ervis Martinaj e Talo Çela, dy persona që edhe në të kaluarën kanë pasur probleme me drejtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb