Zbardhet dëshmia e pronares së dyqanit të rrobave që u bë objekt sulmi me lëndë plasëse. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb se dëshminë e 33-vjeçares Jonida Karaboja, e cila theksoi se nuk kishte konflikte me askënd.

“Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e di kush mund ta këtë bërë”, është shprehur ajo.

Aktualisht policia po merr në pyetje të afërmit dhe familarët e saj.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: