TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar gjatë kontrolleve në automjete dhe ambiente të ndryshme, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, në rrugën “Siri Kodra”, është ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin Enea Canameti, 24 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Enea Canameti, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb