MILANO

Vrasja e një prostitute shqiptare në Itali, tronditi opinionin publik vendas, sidomos atë të Milanos.

Gruaja e masakruar me thikë është Luljeta Heshta, 47 vjeçe. Ajo është vrarë me thikë ditën e djeshme ë Pedriano di San Giuliano Milanese, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Në lidhje me këtë vrasje makabre, karabinierët kanë ndaluar bashkëjetuesin e Heshtës.

  • foto galeri

Prokuroria e vendit fqinj deklaroi se menjëherë pas vrasjes, u ngrit ekip hetimor dhe në pranga ka përfunduar bashkëjetuesi i shqiptares.

Autori i prangosur është po ashtu shqiptar. Ai është 43 vjeç dhe dyshohet se ka vrarë me thikë prostitutën nga Shqipëria.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb