Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis në Tropojë, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar
Në kuadër të operacionit të koduar “Vilishti”, u arrestua Gëzim Prengzaj, banues në fshatin Lekurtaj.
Aksioni në fjalë u krye pas një hetimi dymujor, ndërkohë që Prengzaj dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: