LEZHE

Është mbyllur votimi për kreun e PS në Lezhë. Pas numërimit të votave, fitues ka dalë kryetari aktual Eduard Ndreca, njëherazi kryetar i qarkut.

Ndreca kishte përballë drejtorin e Sigurimeve në qytetin e Lezhës Taulant Malshin.  Gazetari Elidon Ndreka raporton për “News 24” e “Balkanweb” se nga 254 votues gjithsej, 173 vota kanë qenë për Eduard Ndrecën, 65 për Taulant Malshin dhe 6 vota ishin të pavlefshme.

I deleguari për Qarkun e Lezhës Sandër Lleshaj tha se posti nuk ofron ndonjë meritë, por ka një barrë të madhe, pasi stacioni i ri zgjedhor është shumë afër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb