EELBASAN

Gjatë një kontrolli rutinë në një automjet tip ”Porsche Cayenne” në hyrje të autostradës së Elbasanit policia në orët e vona të mbrëmjes së Hënë gjeti dhe sekuestroi në kroskot 35 mijē paund të padeklaruara.

Sipas burimeve zyrtare automjeti  rezulton të jetë në pronësi të një personi të identifikuar si Algert Lloçi , banues në kryeqytet.Drejtuesi i automjetit me targa AA  666 YL është shoqëruar dhe marrē në pyetje nga policia.

Aktualisht  po  punohet për të mësuar origjinën dhe destinacionin e parave të cilat dyshohet se mund të jenë siguruar në mënyrē të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb