Ndahet papritur nga jeta Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Z. Agim Hysi.

Lajmin e ka bërë publik vetë institucioni në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shkruan se Hysi është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një ataku kardiak.

Z. Hysi ka mbajtur postin e Zv. Drejtorit të SHÇBA prej vitit 2017. Ai ka pasur një karrierë të gjatë e të spikatur në jurisprudencë, si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjirokastër si edhe Avokat.

Në vitin 2016 Hysi ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.

Agim Hysi
Agim Hysi

Homazhet zhvillohen sot nga ora 12:00 -14:00 tek Funeral ALBA, pranë shkollës “8 Marsi”, mbi kryqëzimin e Selvisë. Ceremonia e varrimit bëhet në varrezat e Sharrës në orën 14:00.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb