DELVINË

Sopot Kamberi, përgjegjësi i Gjendjes Civile në Bashkinë Delvinë ndërroi jetë pas një ataku kardiak pasditen e 17 shkurtit .

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se ai sapo mbylli punën në Bashki ai u drejtua me automjetin e tij drejt shtëpisë kur sapo doli nga makina pësoi atak kardiak. Ishin familjarët që e pikasën dhe e transportuan për në spital por ishte shumë vonë.

50- vjeçari sapo do hynte në shtëpi por brenda pak momentesh ai ndërroi jetë nga një fatkeqësi natyrale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb