BARI

I kërkuar që nga viti 2015, ai ndryshoi mbiemrin e tij për të mos u gjetur, duke përfituar nga një mundësi që e japin institucionet në Shqipëri, ku mund të marrësh mbiemrin nga i babait, atë të nënës.

44-vjeçari Bashkim Cenkollari, me mbiemrin më parë Dervishi, ishte dënuar dy vjet burgim për drogë në 2011 dhe më pas ishte përfshirë në një tjetër hetim të trafikut të lëndëve narkotike, së bashku me katër persona të tjerë, thuhet në hetimin e koordinuar nga prokurori Valentina Salvi.

Mirëpo, dredhia e tij nuk funksionoi: kohët e fundit policia e zbuloi atë në Bari dhe kështu ai u njoftua për masën parandaluese të ndalimit për të qëndruar në Reggio.

Burri, i mbrojtur nga avokati Federico De Belvis, iu nënshtrua pyetjes së garancisë.

Për të dyshuarit e tjerë në këtë hetim, gjykatësi hetues Antonella Pini Bentivoglio kishte urdhëruar masa më të rënda parandaluese, pastaj të gjithë janë lënë të lirë, për t’u letuar në liri.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb