BRITANI E MADHE

Një shqiptar i ri u paraqit në gjyq në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai u kap në një fermë kanabisi, ku punonte si punëtor.

Alfred Boriçi, 26 vjeç ka deklaruar përpara gjyqit se një bandë e kishte kërcënuar se nëse nuk punon në fermën e drogës, do të dëmtohej familja e tij në Shqipëri.  Ngjarja ndodhi në Milton Road, Hartlepool, shkruajnë mediat britanike.

Shqiptari, pa precedent të mëparshëm penalë u shpreh se fillimisht kishte punuar në ndërtim në Njukastle, kurse më pas u detyrua të punojë në fabrikë kanabisi.  Policia bastisi shtëpinë gjatë drekës më 23 shtator dhe ata kapën 306 bimë në një banesë. Po ashtu, Boriçi ka thënë para oficerëve policorë se kishte marrë premtime se do të merrte shuma të majme parash.

  • foto galeri

Alfred Boriçi tha se në Britani ka shkuar me anë të një kamioni, në mënyrë klandestine. “Pas humbjes së vendit të punës në Londër ai u shfrytëzua nga të tjerët dhe u detyrua të marrë pjesë në këtë ndërmarrje”, ishte fraza që u lexua nga ana e gjyqtarëve. Boriçi u deklarua fajtor dhe u dënua 12 muaj burgim, kurse pas mbarimit të dënimit do të kthehet sërish në Shqipëri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb