POGRADEC

Fqinjët kanë nxjerrë trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën tragjikisht pak minuta më parë në një gropë të mbushur me ujë në fshatin Alarup në Pogradec. Vajza e mitur mësohet se ka rënë aksidentalisht në gropë, ndërsa nëna më pas ka hyrë në ujë për ta shpëtuar, por përpjekja e saj rezultoi fatale.

Trupat e pajetë pritet t’i nënshtrohen tashmë ekspertizës mjekoligjore, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë edhe shkaqet e vërteta të ngjarjes tragjike.

“BalkanWeb” mëson se gruaja Liri Mazelli, e cila humbi jetën në ujë së bashku me të bijën ishte nëna e katër fëmijëve. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët, por edhe banorët e fshatit nga ishin dy shtetaset e mbytura.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: