ITALI

Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pak para orës 1 të drekës ditën e djeshme, në një rrugë të izoluar në qytetin e Isola Rizza, në zonën e Veronës, pranë një ferme.

Karabinierët kanë informuar se viktimë ëhstë shtetasi shqiptar Ervin Karafili, 34 vjeç, i cili u gjet i qëlluar me plumb në kokë. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për të jetur vrasësin / vrasësit.

  • foto galeri

Viktima është qëlluar me dy qitje pas kokës në parkimin e një restoranti agro-turizmi dhe më pas është parë që një makinë të largohej me shpejtësi nga vendngjarja. Karafili kishte precedent penal për trafik droge.

Qitjet kanë qenë vdekjeprurëse për të riun nga Shqipëria. Sipas policisë, me siguri që i riu shqiptar është qëlluar nga afër. Nuk dihet nëse vrasja është bërë për larje hesapesh për trafik droge, ndërsa kjo pistë po hetohet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb