Ish- deputeti i PDK, Latif Gashi është thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale e Hagës. Ai do të thirret për angazhimin e tij në UÇK gjatë luftës së Kosovës ndaj Serbisë.

Gashi bëhet tashmë ndër të shumtët politikanë që thirren nga Specialja, përfshi kohët e fundit dhe Thaçin me Veselin, apo më parë Haradinajn apo Limajn.

Ai shprehet se do të intervistohet më 27 gusht ndërkohë kreu i PDK, Kadri Veseli nuk ka dëshmuar ende edhe pse i është ngritur aktakuza për rreth 100 vrasje.

 

 

STATUSI NGA LATIF GASHI

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet me 27 gusht 2020.
Si në shumë procese të deritanishme për liri dhe pavarësi:
Ilegalja e hershme, ilegalja dhe formimi i UÇK-së, lufta e UÇK-së.
Procesin e Pavarësisë dhe ate të shtetndërtimit

Procese gjyqësore nga gjykata e UNMIK,
ai nga Gjykata EULEX, (gjithësej 16 vite në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare).
Vetëm për të plotësuar standarde ndërkombëtare të pa drejta ndaj luftës së UÇK-së.

Tani dhe kurdo qoftë, Unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë.
Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jasht saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së Aleancës Ndërkombëtare NATO të prira nga SHBA.
Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjëtet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojm historin nga robëria në Liri…!

Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!LG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb