Gazetarja Klodiana Lala ka arritur të zbulojë identitetin e drejtuesit të Benz-it që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar efektivët gjatë operacionit të sotëm antidrogë, ku u sekuestruan 1.2 kg kokainë, ndërsa pati edhe një incident me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj.

Lala raportoi për “BalkanWeb” se ai është Gazmend Cani. I shoqëruar disa metra më tej vendit ku iu bë thirrje të zbriste nga makina dhe i marrë në pyetje nga policia, ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, teksa pamjet e operacioni u filmuan ‘live’ nga gazetarët e News24 dhe BalkanWeb, ku megjithëse iu bë thirrje disa herë për të ndaluar dhe zbritur nga makina tip “Benz” ai nuk u bind dhe u largua duke rrezikuar efektivët. Deri tani ai nuk del i implikuar në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ndërsa më pas policia shtriu në tokë gazetarin e News24, i cili po filmonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb