Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.

Policia ka njoftuar se është dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 51-vjeçari i plagosur, ndërsa ngjarja është pasojë e një konflikti të momentit.

Personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Martin Prenga, me banim në Klos të Mirditës.

Gjithashtu BalkanWeb mëson se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa por transportohet drejt Traumës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: