Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 , në zonën e quajtur “Çezma e Amzës”, në Korçë,

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën që ishte në pronësi të shtetasit Dh.D.

Sipas policisë, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën vëllai i pronarit të banesës, 64-vjeçari Vasil Dolani.

Të lënduar kanë mbetur pronari i banesës, Dh.D., shtetasi J.D., dhe shtetësja V.D.

Sakaq grupi hetimor po punon për të për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: