Një person është paraqitur i plagosur sot në spitalin e Pogradecit. Ngjarja u regjistrua pak minuta më parë. BalkanWeb mëson se i plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit sapo mbërriti në spital, mori në pyetje personin e plagosur, Joan Muçllari. Ai tha në pretendimin e tij se dy persona e kishin plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BW se i riu u qëllua nga dy persona, që ishin brenda një automjeti në lëvizje.

Sakaq, dy autorët e dyshuar janë identifikuar si Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: