Një sasi kanabisi është gjetur në një banesë në lagjen Bakushe Visha të Fushë- Krujës.

Gazetari Juli Shota raporton se policia e Krujës ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Elgan Martini rreth 35 vjeç, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi prej rreth 30 kg kanabis.

Sasia e kanabisit është gjetur e paketuar në thasë të zinj e një pjese në proces tharje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: