Karabinierët e Barit kanë arrestuar në Fasano, një qytezë pranë Barit, një shqiptar, që ishte pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Shqiptari kishte qenë pjesë e grupimit kriminal, ku kishin marrë pjesë 37 persona, shqiptarë e italianë, në operacionin e koduar “Kulmi”, raportojnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri

I arrestuari është Vullnet Daci, 32 vjeç. Ai u identifikua gjatë hetimeve se ka dyshime se ka qenë pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës. Daci ka qëlluar me armë në ajër, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo më keq akoma, viktima.

Vullnet Daci, pasi procedurave të kryera nga policia, është dërguar pranë stacionit policor së Barit, në dispozicion të gjykatës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb