ITALI – Tre shqiptarëve, mes të cilëve një kampioni boksi në Itali, u janë sekuestruar pasuritë. Pjesë e këtij operacioni janë bërë edhe 9 anëtarë të dyshuar si pjesë e grupit kriminal.

Mediat italiane raportojnë se Arben Zogu, Petrit Bardhi dhe Orial Kolaj dyshohet se bëjnë pjesë në klanin mafioz Casalezi. Deri më tani raportohet t’u jenë sekuestruar 23 mln euro vlerë materiale.

Në këto pasuri përfshihen të gjitha asetet e 3 kompanive individuale, kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere, 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas, një terren i pozicionuar në Romë, 8 makina, 1 motorr.

Hetimi për këtë grup kriminal italo-shqiptar ka nisur që në vitin 2013 dhe akuzohen për kërcënime, zhvatje, vjedhje me dhunë e armëmbajtje pa leje, shkruan ANSA.

Hetimet kishin zbardhur se si ky organizim kriminal i përbërë nga dy grupime me kërcënim e dhunë ushtroin zotërimin e territorit të qëndrave të lojrave të fatit e të pikave të bastit. Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian e europian në peshëm mesatare.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb