Zbardhen të tjera detaje nga plani për arratisjen nga burgu “313” i Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetri, një ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala zbulon për “BalkanWeb” emrin e të burgosurit të tretë, që ndihmoi dyshen të arratisje, ndonëse tentativa e tyre dështoi.

Gazetarja Lala mëson se i dënuari që preu damarët e dorës për të shpërqendruar gardianët është shtetasi Lulzim Çepele. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb